​Nura bën homazhe në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës: Ditë që ngjallë dhimbje e krenari

Në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës ku u masakruan 98 martirë, ka bërë homazhe edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

Nura u shpreh se kjo është një ditë që ngjallë dhimbje por edhe krenari.

Nga aty ai tha se është e dhimbshme fakti që për masakrat dhe gjenocidin serb nuk u dënua askush nga Serbia ndërkohë që ata që luftuan për të mbrojtur viktimat civile në Kosovë po mbahen në Hagë.

“Ne në mënyrë institucionale bëmë homazhe me rastin e përvjetorit të Masakrës së Rezallës. Është një ditë që ngjallë dhimbje por njëkohësisht edhe krenari. Dhimbje për faktin se ka ndodhur një masakrës e tmerrshme e që kryesit e kësaj masakre janë të lirë dhe për këtë gjë sot nuk është bën drejtësia në vend. Ndërkohën që tek ne njerëzit që kanë qenë në mbrojtje të viktimave civile dhe luftës për liri sot i kemi në Hagë padrejtësisht”, tha Nura.


Në kompleksin memorial të varrezave të martirëve në këtë 23 vjetor ka bërë edhe kryeparalmentari Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.