​Nuk zgjidhet në raundin e parë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Është duke u mbajtur Kuvendi Komunal i Rahovecit lidhur me zgjedhjen e kryesuesit. Me ç’rast në raundin e parë nuk është arritur që të zgjidhet kryesuesit, pasi që asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e votave.

Në garë për kryesues të Kuvendit Komunal të Rahovecit janë  Afrim Dina nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosova, ndërsa, Dëfrim Kafexhiu është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.


Në raundin e parë, Afrim Dina nga AAK siguroi 14 vota, ndërsa 15 vota mori Dëfrim Kafexhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i mbledhjes së sotme, Rasim Fazliu tha se meqenëse nuk ka vota të mjaftueshme për të zgjedh kryesuesin procesi vazhdon në raundin e dytë.

“Nuk janë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryesuesin, shkojmë me raundin e dytë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.