​Nuk ndalet Prishtina, liron edhe dy lojtarë nga kontratat

​Nuk ndalet Prishtina, liron edhe dy lojtarë nga kontratat

Pas futbollistit shqiptar Sebjan Lilaj, klubi i futbollit Prishtina po vazhdon të njoftojë edhe për disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me largimin e disa lojtarëve nga klubi.


Kmapioni aktual i Superligës së Kosovës ka njoftuar të martën se ka ndërprerë kontrata edhe me dy futbollistë të tjerë, transmeton KosovaPress.

Mesfushori Xhevdet Shabani dhe qendërmbrojtësi Sodiq Atanda i kanë ndërprerë kontrata aktuale dhe se kjo, sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, është arritur me marrëveshje të dyanshme.

Lexo edhe

Video