​Nuk ka kuorum edhe për votimin e një marrëveshje tjetër ndërkombëtare

Në mungesë të vendimmarrjes është shtyrë për më vonë edhe votimi i  Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Në sallë ishin vetëm 76 deputet e për miratim të kësaj marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me këtë marrëveshje shtohen edhe 25 milionë euro për reagimin emergjent ndaj COVID-19.


“Përmes këtij amandamentit  projektit i shtohen edhe 25 milionë euro të tjera së bashku me 35 milionë euro  tashmë të miratuara dhe në zbatim e sipër të arrihet një shumë totale prej 60 milionë eurosh të tëra të dedikuara  për sistemin shëndetësor. Përpos financimit direkt të vaksinave dhe procesit të vaksinimit  ky financim shtesë pra mundëson të rimbursohet buxheti i Kosovës edhe për shtesat e  punëtorëve shëndetësor…Ky financim shtesë po ashtu mbetet  i disponueshëm edhe për pajisjet mbrojtëse shëndetësore dhe shpenzime të asaj natyre derisa ndihmojnë menaxhimin e pandemisë“, tha ai.

Shefi i GP të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kërkuar të di se për çka do përdoren këto mjete të huazuara nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

“Më tepër problem qëndron në atë se  në çka do të përdoren mjetet që do huazohen nga ky institucion është thënë ajo që kjo rimbursim, jo pagesa retroaktive  por besoj që për deputet dhe publikun ka nevojë për sqarime më të detajshme”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: