​Nuk deklarohet askush pas mbledhjes së Kryesisë, dy projektligje procedohen në qeveri

​Nuk deklarohet askush pas mbledhjes së Kryesisë, dy projektligje procedohen në qeveri

Nuk ka pasur deklarime për mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit. Në këtë mbledhje dy projektligje janë proceduar për mendim në qeveri, një për pensionet e zyrtarëve policorë dhe ai për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.


Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Lexo edhe

Video