​Norvegjia vlerëson vendimin e Qeverisë për t’i strehuar refugjatët afganë

​Norvegjia vlerëson vendimin e Qeverisë për t’i strehuar refugjatët afganë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl për çka ky i fundit ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i strehuar refugjatët afganë.

Osmani në takim ka shprehur falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.


Poashtu, presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një Memorandumi të Mirëkuptimit do t’i ofroj Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grøndahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre. Teksa, ambasadori Grøndahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e Presidentit.

Lexo edhe

Video