​Njohësit e drejtësisë lexojnë ndryshe gjetjet e Projektit të Drejtësisë Botërore për Kosovën

​Njohësit e drejtësisë lexojnë ndryshe gjetjet e Projektit të Drejtësisë Botërore për Kosovën

Renditja e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit nga Projekti i Drjetësisë Botërore (WJP), ka nxitur reagimin e njohësve të kësaj fushe, qëndrimet e të cilëve janë të ndryshme.

Kritika ka adresuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Ai ka thënë se Kosova ka rënie të sundimit të ligjit prejse Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet.

“Renditja e Kosoves sipas Ëorld Justice Project (ËJP) Rule of Laë Index ne tre vitet e fundit:

Ne vitin 2020, Kosova ishte ne vendin e 54

Ne vitin 2021, Kosova ishte ne vendin e 60

Ne vitin 2022, Kosova është ne vendin e 57.

Me fjale tjera, Kosova është më keq ne renditje prej kohës kur ka ardh VV ne pushtet. Dhe nuk ka hapësirë as për vetëkënaqësi e as për mburrje”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Por ndryshe mendon drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha. Sipas tij, është e saktë se Kosova ka arritur progresin më të mirë historik në kuadër të Indeksit të Sundimit të Ligjit.

“Duhet bëjmë kritikë aty ku ka vend për kritikë. Aty ku duhet lavdëruar duhet lavdëruar. Është e saktë se Kosova ka arrit progres më të mirë historik në kuadër të Indeksit të Sundimit të Ligjit. Për të parë këtë drejtë duhet referuar ‘pikëve’ që çdo vend merr në kuadër të vlerësimit. Pra Kosova është vlerësuar me:


2020: 0.54 pikë

2021: 0.55 pikë

2022: 0.56 pikë

Pra, asnjëherë Kosova nuk është vlerësuar më lartë në kuadër të Indeksit. E tash, konfuzioni lind nëse i referohemi “rangimit”, sepse në këtë rast del që Kosova ka rënë poshtë në rangim në krahasim me vitin 2020. Pra Kosova rangohet:

2020: vendi 54

2021: vend 60

2022: vendi 57”, ka thënë ai në reagimin e tij në Facebook.

Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP), e ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter, thënë se Kosova ka zënë vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.

“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe

Video