​Një vit nga votimi i Qeverisë Kurti II

​Një vit nga votimi i Qeverisë Kurti II

Sot bëhen një vit prej se Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës.

Pra në 22 marsin e 2021 me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Votimi i qeverisë Kurti II i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, u bë disa orë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, ku me 69 vota kryetar u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.


Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë deputetë.

Kurse nga komunitetet, Lista Serbe i kishte fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i pati fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.