​Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të rëndë, 15 të tjerë ende në trajtim

​Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të rëndë, 15 të tjerë ende në trajtim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

Ndërsa 26 të lënduar tashmë janë liruar.

“Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia. Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë. Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë”, ka shkruar Mehaj.


Mehaj ka treguar se të liruarit do t’iu ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

“Të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut. Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve. Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë.  Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët.  Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë”, ka përfunduar shkrimin Mehaj.

Mëngjesin e së dielës në Kroaci mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 u lënduan. Autobusi me targa të Kosovës kishte dalë nga rruga në autostradën afër Sllavonski Brod, mëngjesin e së dielës, me pasagjerë që ishin bashkatdhetarë të cilët po udhëtonin në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Pas këtij aksidenti, është arrestuar shoferi i autobusit nën dyshimin se i njëjti ka drejtuar automjetin në mënyrë jo të duhur. Autoritetet kroate kanë deklaruar se shoferi, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, ka thënë se gjatë vozitjes ka rënën në gjumë për një moment.

Lexo edhe

Video