​Një muaj paraburgim për personin që u prezantua si agjent i CIA-s e që lidhet me rastin e Bedri Rexhepit

​Një muaj paraburgim për personin që u prezantua si agjent i CIA-s e që lidhet me rastin e Bedri Rexhepit

S.G i është caktuar masa e paraburgimit pasi që ai mashtroi duke u prezantuar si agjent i CIA-s ku edhe kërkoi para për të zbardh rastin e Bedri Rexhepit i cili është zhdukur përreth 4 muaj më parë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar se S.G kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale vëllain e Bedriut ku ishte prezantuar si Ardian O’Neil Bajraktari, dhe ID kartelë të falsifikuar.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, S.G u kishte thënë familjarëve të Bedriut se ai gjendej në burgun e Nishit në Serbi dhe se për ta nxjerr atë fillimisht duheshin 3 mijë deri në 4 mijë euro.


“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.G. për shkak të veprave penale Mashtrimi  nga  neni  323 të  KPRK-së, Shantazh  nga neni 329 të  KPRK-së, Prezantimi i rremë si person zyrtar  nga neni 409 të  KPRK-së, Falsifikim i dokumentit nga neni 390 të KPRK-së dhe Manipulimi i provave nga neni 389  të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit S.G. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit S.G. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar gjithë rastin si kishte ndodhur.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.G. me datë  30.07.2021, në Hib Petrol në Prishtinë, i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore në atë mënyrë që ka kontaktuar përmes mesengerit vëllain e B.R.,  V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim në mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi, duke i thënë së është i gatshëm ta gjejë vëllain dhe ka kërkuar që komunikimi të bëhet përmes emalit [email protected] dhe pas shkëmbimit të disa emaleve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R., i njëjti ja ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të  Milorad Petkoviq, ku më pas e kanë lënë të takohen më datë 02.08.2021, për t’i marrë paratë te Hib Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës”, tregon Gjykata.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Një muaj paraburgim për personin që u prezantua si agjent i CIA-s e që lidhet me rastin e Bed… U shtir si agjent i CIA-s dhe AKI-së, kërkoi të holla për zbardhjen e rastit të Bedri Rexhepit, arrestohet 48-vjeçari Tre muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, institucionet neglizhojnë rastin Mbi dy muaj i zhdukur, familjarët e Bedri Rexhepit kërkojnë ndihmën e qytetarëve I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit […]

Komentet janë të mbyllura.

error: