​Një i vdekur e mbi 1 mijë raste të reja me COVID

​Një i vdekur e mbi 1 mijë raste të reja me COVID

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1,084 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 406 qytetarë.


Në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 902.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 293 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video