​Një i vdekur dhe 110 raste të reja me COVID

​Një i vdekur dhe 110 raste të reja me COVID

Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit si dhe janë shënuar 110 raste të reja me këtë sëmundje në vendin tonë nga 3.667 testime.

Personi që ka humbur jetën është mbi 80-vjeç nga Komuna e Podujevës.

Rastet e reja janë nga komunat: Prishtinë 24 raste, Ferizaj 12 raste, Klinë 11, Gjilan 9, Podujevë 7, Pejë 7, Gjakovë 5, Lipjan 5, Rahovec 4, Fushë Kosovë 4, Mitrovicë 3,Kamenicë 3, Skenderaj 3, Deçan 3, Prizren 2, Viti 2, Shtime 1, Vushtrri 1, Istog 1, Dragash 1, Kaçanik 1 dhe Suharekë 1.


Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: