​Një delegacion shkencëtarësh shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut vizituan Prekazin

​Një delegacion shkencëtarësh shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut vizituan Prekazin

Në 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, më 10 qershor 2021 Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Republikës së Shqipërisë, organizuan konferencë shkencore lidhur me këto ngjarje që shënjuan kthesën historike për popullin shqiptar të Kosovës.

Pas përfundimit të punimeve të kësaj konference, më 11 qershor 2021, një delegacion i akademikëve, profesorëve universitarë dhe studiuesve që prezantuan kumtesa në këtë manifestim bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.


Nëpërmjet një komunikate për media nga Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur thuhet se “Fillimisht kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari organizoi një priti tepër të ngrohtë për delegacionin e përbërë nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi; sekretari shkencorë i Akademisë së Shkencave, Akademik Shaban Sinani;  rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Marenglen Verli; drejtori i Institutit të Historisë – Tiranë, Akademik Beqir Meta; shefi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore të Institutit të Historisë- Tiranë, Prof. Dr. Hamit Kaba; drejtori i Institutit të Historisë  “Ali Hadri” – Prishtinë, Prof. Dr. Sabit Syla; sekretari shkencor i Institutit të Historisë, “Ali Hadri” në Prishtinë, Prof. Dr. Gjon Berisha; Prof. Dr. Qerim Lita., Prof. Dr. Skender Zhitia, Prof. Dr. Adem Ademi; studiuesi i historisë bashkëkohore, doktoranti Fatmir Arifi dhe studiues të tjerë”.

Pas vizitave në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, kryetari i Skenderajt e shoqëroi delegacionin e intelektualëve të shquar shqiptarë në vizitën që u bënë në dy kulla me rëndësi të madhe historike që simbolizojnë dy momente të rëndësishme të rezistencës sonë kombëtare: Kullën e Ahmet Delisë dhe Kullën e Nebih dhe Tahir Mehës.

Në fund të kësaj vizite, studiuesi i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, doktoranti Fatmir Arifi,  në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” u dhuroi të pranishmëve librin “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”, të  autorit Bardhyl Mahmuti, ku sqarohet terminologjia e saktë lidhur me krimin e gjenocidit dhe romanin historik të titulluar “Eskadronët e Vdekjes – Kronikë e një Kasaphane”, të po të njëjtit autor, që pasqyron me mjeshtri artistike realitetit tonë tragjik gjatë luftës së fundit dhe të ngjarjeve që pasojnë në Serbi dhe që lidhen me Kosovën.

Lexo edhe

Video

error: