​Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës antiCVOID19

​Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës antiCVOID19

Në sallën “1 tetori” në Prishtinë tashmë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid e cila mbrëmë ka arritur në Kosovë.

Qytetarët kanë nisur të vijnë dhe të interesohen për marrjen e vaksinave.

Xhevdet Lekaj i cili erdhi për të marr vaksinën organizmin e konsideroi jo të mirë pasi tha se nuk ka marr asnjë informacion përkundër që erdhi deri këtu.

“Kurrfarë informacioni nuk mora, është gabimi i tyre. Duhet me informu, duhet me e qitë një shpallje për ata që janë të interesuar, me e lexu atë[…] S’ka më thanë[…]Organizimi nuk është i mirë, nuk ka informim me shkrim”, tha ai.

Në sallën “1 tetori” tashmë erdhi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku i cili tha se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësor të kësaj klinike të filloj nesër, po në klinikën infektive.


“Përgatitjet jemi duke i bërë, se qysh do të fillojë Klinika Infektive, për detajet sigurisht do të informoheni prej Ministrisë[…]Në Klinikën Infektive besojmë që vaksinimi do të bëhet në Infektivë, do të thotë në klinikë”, tha ai.

Ai tha se aktualisht në këtë klinik janë të mbushura kapacitete spitalore në këtë klinikë.

“I kemi 119 pacientë, klinika është e mbushur me pacientë por ne e dimë që nuk është e vetmja klinikë që i trajton pacientët me COVID-19 por, ka edhe klinika tjera, kështu që hapësira për pacientë ka në klinika tjera”, tha ai.

Nga salla “1 tetori” është parë duke dalë edhe doktoresha nga OBSH, Isme Humolli. Ajo nuk pranoi nuk pranoi të jap detaje rreth çështjes së vaksinimit.

Aktualisht KosovaPress është duke qëndruar para hyrjes së sallës “1 tetori”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: