Pas homazheve te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pyetur në lidhje me takimin në ambasadën amerikane.
Kreu i ekzekutivit nuk ka komentuar këtë takim, përveç që u shpreh se i njëjti tashmë ka filluar.
“Vetëm sa ka filluar takimi, besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre dhe atje ndodhet shefi i stafit tim”, ka thënë Kurti.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë mbrëmë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim.
Ftesës për takim i janë përgjigjur pozitivisht përfaqësues të pushtetit, të opozitës dhe shoqëria civile. Diskutimi pritet të zgjasë deri në ora 12:00 ndërsa nuk dihet nëse do të ketë deklarim për media.
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.