​Nis takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

​Nis takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Ka nisur në Bruksel takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe president serb Aleksandër Vuçiq takohen për herë të dytë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE për dialogun, Miroslav Lajçak janë pjesë e këtij takimi.


Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Borrell uroi që takim i i sotëm të jetë ndryshe, pasi i pari nuk ishte i frytshëm.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që vendet duhet të shohin nga e ardhmja pasi kjo është më e mira për të gjithë qytetarët.

Lexo edhe

Video