Ka filluar në stadiumin “Panthessaliko Stadium” ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Këto dy kombëtare janë në luftë direkte për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” kanë gjashtë pikë dhe janë në vendin e dytë, kurse Greqia ka mbledhur nënë pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani dhe e kryeson këtë grup, raporton KosovaPress.
Fitorja në këtë ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën sepse vetëm kështu do të mbetej në luftë për vendin e parë në grup.