​Nikolla takohet edhe me Ahmetin, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Vizitën e parë zyrtare kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla e ka bërë në Kosovë. Në këtë vizitë zyrtare, Nikolla u prit në takim edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura për medie.

Pas takimit Ahmeti tha se me Nikollën u diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.


Ai ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të konsiderohen si dy shtete fqinje por sikur dy vende që mund të funksionojnë në marrëdhënie kombëtare.

“Ajo kishte dëshirë që ta vizitonte komunën sepse njihemi më gjatë sepse kur vjen kryetari i Kuvendit nuk është që takohet me kryetarin e Komunës por ishte kënaqësi sa ishte një takim zyrtarë, ishte edhe takim miqësorë, ku folëm për të gjitha sfidat që i kemi, natyrisht folëm për komunën e Prishtinës por më shumë për marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri se si të përmirësohen ato, si të koordinohemi më mirë. Po e them unë në këtë moment para përfundimit të mandatit mund të jap vetëm këshillë dhe ato ishin që është një kohë e vështirë tash edhe për Kosovën dhe nuk është mirë të flasim me dy zëra por krye parlamentaren  nuk kemi çka i themi një personi që është tashmë i bindur dhe ka ardh këtu vetëm të shoh se si të bashkërendojmë sepse ne nuk mund ta konsiderojmë vetën dhe Shqipërinë si dy shtete fqinje që kanë marrëdhënie diplomatike por si dy shtete që realisht duhet të funksionojnë ne marrëdhënie kombëtare,” ka potencuar Ahmeti.

Nikolla paraditen e së mërkurës është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe

Video