​Ngjarjet e datës 8 mars

​Ngjarjet e datës 8 mars

Me rastin e shënimit të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës mban konferencë me temë “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit“. (Teatri Kombëtar, ora 10:00)

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, organizon edicioni i trete i Global Mentoring Walk Kosova 2020. Ecja Mentoruese do të mbahet përgjatë Sheshit Nënë Terezë dhe do t’i bashkëngjitet ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Albi Kurti, si dhe disa përfaqësuese të Misioneve Diplomatike në Kosovë. (Monumenti Heroinat, ora 10:00-12:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 11:00)

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të gruas organizohet marshi protestues me moton “MARShojmë ‘festojmë”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Me rastin e 8 marsit ditës Ndërkombëtare të gruas, organizata joqeveritare në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, do të organizojnë një marsh protestues me moton “MARShojmë S’festojmë”. (Sheshi Adem Jashari, ora 12:00)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, viziton burgun e grave në Qendrën Korrektuese në Lipjan. (Ora 13:00)


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban konferencë për media, ku do të flet për qëndrimet e AAK-së për dialogun me Serbinë. (Selia qendrore të AAK-së, ora 13:00)

Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez mban konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “110 vjet Përpjekje për të Drejta të Grave”. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në fshatin Llugë. (Shkolla “Ilir Konushevci”, ora 15:00)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, viziton strehimoren e grave “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë. (Ora 15:15)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu viziton Shoqatën “Thirrjet e Nënave”. (Ora 16:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në fshatin Gllamnik. (Shkolla “Kongresi i Manastirit”, ora 19:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në fshatin Dumosh. (Shkolla “Musli Dumoshi”, ora 20:00)

Lexo edhe

error: