​Ngjarjet e datës 24 qershor

​Ngjarjet e datës 24 qershor

Mbahet diskutim mbi rishikimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, koordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 09:30)

Kuvendi Komuna i Deçanit mban mbledhje përkujtimore për bashkëpunëtorin e saj Naim Cacaj. ( Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

Komuna e Gjilanit vazhdon aksionin e pastrimit të ambientit te penda e Livoqit. (Gjilan, ora 10:00)

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës organizojnë konferencën kombëtare: “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)


Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

UBT mban festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë, “Global UBT FEST 2021”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan, ora 13:00)

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje për studime duale me Viva Fresh Store. (Kolegji Universum, Lipjan, ora 13:00)

Hapet fabrika për prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Plastika dhe Alumini, Fabrika Novolani. (Fshati Nedakoc, Vushtrri, ora 15:00)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: