​Ngjarjet e datës 15 nëntor

​Ngjarjet e datës 15 nëntor

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-ve. (Kabineti i Kryetarit, ora 09:20)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, si dhe Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus + në Kosovë, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (MASHTI, ora 10:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Mbahet Tryezë rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme (Kuvendi i Kosovës, Salla N 506, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 per mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci raporton në Komisionin për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)


Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Planin vjetor të Auditimit për sezonin 2022-23. E ftuar: Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Kuvendi i Sociologjisë dhe Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizojnë diskutim publik me studiuesen Nathalie Clayer dhe me botuesin e saj në gjuhën shqipe, shkrimtarin e publicistin, Fatos Lubonja. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, salla 014, ora 17.30)

Agjenda e Kombëtares së Kosovës dhe të Kombëtares së Armenisë:

-16:00 Konferenca e Kombëtares së Kosovës – stadiumi “Fadil Vokrri”

-16:30 Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës – stadiumi “Fadil Vokrri”

-17:30 Konferenca e Kombëtares së Armenisë – stadiumi “Fadil Vokrri”

-18:00 Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Armenisë – stadiumi “Fadil Vokrri”

Video