​Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2022”

​Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2022”

Nesër në Gjilan hapet manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2022”, që organizohet prej 31 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë, në përpjekje të pareshtura për mbrojtje të identitetit dhe mëvetësisë, për pavarësi dhe sovranitet të trojeve etnike.


Aktivitetet e ditës së parë, më 11 janar, fillojnë me homazhe për dëshmorët (ora 10:00), për të vazhduar me vizitën në kazermën e Ushtrisë së Kosovës (10:30) dhe ndezjen e Flakadanit të Flakës, para Teatrit të qytetit (17:00).

“Flaka e Janarit” vijon tutje me një varg programesh përkushtuese, akademi, tryeza letrare, ekspozita, “Festivali i Dramës Origjinale Shqipe”, “Xixat e Flakës” dhe të tjera, deri më 31 janar, kur përmbyllet me pjesët letrare dhe muzikore “Pena e Flakës” dhe “Fest Flaka”, dy shtylla këto të tjera të këtij manifestimi më unik në trojet shqiptare, i cili për tri javë rresht e bënë Gjilanin kryeqendër të kulturës kombëtare.

Lexo edhe

Video