​Nesër mbahet konferenca “Promovimi i investimeve rajonale”

​Nesër mbahet konferenca “Promovimi i investimeve rajonale”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi (PKCG) do të organizojnë nesër konferencën rajonale “Promovimi i investimeve rajonale”.

Gjatë konferencës janë të parapara tri panele diskutuese me përfaqësues nga tri shtetet, ku do të diskutohet për rëndësinë e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhjen me tregun e punës, ofertat e të bërit biznes që ka Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe këndvështrimi që kanë odat ekonomike për këto tema.


Konferenca zhvillohet në kuadër të implementimit të projektit rajonal nga Western Balkans Fund dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Konferenca rajonale “Promovimi i investimeve rajonale” mbahet të mërkurën me fillim në ora 11:00 në Hotel International Prishtina në kryeqytetin e Kosovës. 

Lexo edhe

Video