​Nedved flet për situatën e Allegrit në Juventus pas humbjes nga Verona

​Nedved flet për situatën e Allegrit në Juventus pas humbjes nga Verona

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved është ndalur të flas për situatën e trajnerit Maximiliano Allegri, skuadra e të cilit ka pësua dy humbje radhazi në kampionat duke u mposhtur nga skuadra si Sassuolos dhe Verona.

Nedved ka thënë se trajnerit aktual i duhet më shumë kohë për t’i kuptuar lojtarët të cilën i ka në dispozicion në këtë sezon.

“Ne menduam se do të kishim disa pikë më shumë në këtë fazë të sezonit, veçanërisht duke marrë parasysh performancat që kemi bërë”, tha Nedved për “DAZN”.


“Humbja nga Sassuolo ishte një goditje që nuk e prisnim. Pashë fytyrat e lojtarëve pas asaj ndeshjeje, ata ishin vërtet të tronditur. Mund të ndodhë që ne të mos e nisim mirë sezonin, pasi edhe nuk kemi pasur fat dhe sigurisht as kohë, pasi jemi ky është trajneri ynë i tretë në po aq vite”, vazhdoi Nedved.

“Allegrit i duhet kohë. Është e vërtetë që ai ka avantazhin e njohjes së Juventusit dhe asaj që duhet të presë këtu, por ai gjithashtu duhet të njohë lojtarët që nuk ishin këtu herën e fundit që ai ishte në krye të ekipit. Ai ende po përpiqet t’i kuptojë karakteristikat e tyre.”

“Ne ishim në rrugën e duhur deri në atë humbje ndaj Sassuolos dhe një lojë nuk mund të ndryshojë atë që pamë në shtatë paraqitjet e mëparshme. Jam dakord që nuk kemi shënuar shumë gola, por kishte arsye për këtë”, tha Nedved në fund.

Lexo edhe

Video