​Në pritje të trajnerit të ri, lojtarët e Kosovës dërgojnë sinjale pozitive për kombëtaren

​Në pritje të trajnerit të ri, lojtarët e Kosovës dërgojnë sinjale pozitive për kombëtaren

Kombëtarja e Kosovës edhe më tutje është pa trajner që prej shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes, derisa Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë punë intensive për ta gjetur emrin e duhur për ta bërë këtë punë.

Në javët e fundit, i pari i FFK-së Agim Ademi është duke zhvilluar një vizitë nëpër Evropë ku qëllimi kryesor i tij është gjetja e trajnerit të ri për Kosovën dhe tashmë raportohet se ka pasur kontakte me disa trajnerë të njohur.

Shumë emra janë përmendur se kanë shprehur interesim për ta drejtuar skuadrën, por edhe më tutje nuk ka një vendim final, raporton KosovaPress.

Por, derisa FFK të bëjë përzgjedhjen e trajnerit të ri, nga klubet e ndryshme evropiane vijnë sinjale mjaftë pozitive nga lojtarët e Kosovës të cilët po bëjnë paraqitje dinjitoze dhe që japin shpresë për Kosovën si dhe për trajnerin e ri që mund ta drejtojë atë.

Duke nisur nga qendërmbrojtësi Amir Rrahmanin i cili është shndërruar në shtyllën kryesor të Napolit derisa kjo skuadër po lufton për titull kampioni në Serie-A dhe është në luftë direkte me Interin për këtë trofe. Ai së fundi realizoi gol edhe ndaj Salernitanas ne fitoren 4-1 të Napolit. Prezenca e tij në formacionin titullar tashmë është e garantuar, duke rrëzuar madje nga froni një lojtar të kalibrit botëror si Kalidou Koulibaly. 27 vjeçari ka ofruar qetësi dhe lidershipt në skuadrën e Luciano Spallettit.

Rritje të formës dhe efikasitet të madhe kohët e fundit ka pasur edhe anësori Milot Rashica. Ai është pjesë e skuadrës së Premier Ligës, Norëich Cityt e cila tashmë po i largohet zonës së rrezikshme të rënies të rënies nga kjo kategori. Rachica pas një starti jo të mirë, tashmë e ka bindur trajnerin e kësaj skuadre që meriton më shumë minuta në fushë dhe këtë edhe po e shijon në ndeshjet e fundit.


Sinjale pozitive vijnë edhe nga mbrojtësi tjetër i “Dardanëve” Mërgim Vojvoda i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Torinos. Vojvoda është bërë pesë shumë e rëndësishme e skuadrës torineze duke qenë pjesë e formacionit stsrtues në shumicën prej ndeshjeve të deritanishme në edicionin 2021/22.

Shpresë për rritje të formës dhe të vetbesimit ka edhe tek sulmuesi i krahut Edon Zhegrova. Ai së fundi bri një hap shumë të madh duke u transferuar nga Baseli i Zvicrës tek kampioni i Francës Lille. Zhegrova ende nuk ka debutuar për skuadrën e Ligue 1, por tashmë ishte pjesë e skuadrës në humbjen ndaj Brestit.

Situatë jo aq pozitive vjen nga qendërsulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi. Ai po kalon nëpër një periudhë jo pozitive tek skuadra aktuale Lazio, por që mund të ndryshojë skuadër brenda afatit kalimtar të janarit. Gjithsesi Muriqi në shumë raste ka treguar se forma e tij në klubin përkatës nuk ka ndikim në paraqitjet e tij te Kombëtarja e Kosovës. Ai ka qenë gjithmonë pika kryesore e referimit për sulmin e “Dardanëve”.

E derisa të emërohet trajneri i ri, po ofrohen ndeshjet miqësore të muajit mars, duke përfshirë edhe atë kundër Zvicrës e pastaj edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve, nga tereni ka lajme të mira për Kosovën.

Lexo edhe

Video