Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Në Obiliq inaugurohet Pilot Projekti për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ri-përtëritshme

​Në Obiliq inaugurohet Pilot Projekti për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ri-përtëritshme

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit sot është bërë inaugurimi i Pilot Projektit  për prodhim të energjisë̈ elektrike nga burimet e ripërtëritshme- sistemit fotovoltaik në ndërtesën e Komunës së Obiliqit.

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi ka thënë se duke iu falënderuar asociacionin e komunave si dhe GIZ-in gjerman në Kosovë, në vendin ku prodhohen dritat për gjithë Kosovën, ka filluar një projekt i ri për këtë komunë.

Ai thotë se ky projekt është i nevojshëm sepse do të prodhohet 12 për qind e energjisë nga energjia alternative.

“Në vendin ku prodhohen dritat për gjithë Kosovën, tani ka filluar një projekt i ri duke e falënderuar asociacionin e komunave, GIZ-in në këtë rast për mbështetje që jo vetëm i vetmi projekt që ka qenë prej GIZ, por edhe projektet tjera që kanë qenë në të mirë të komunitetit, por mbi të gjitha ky është një projekt i mirë për neve sepse është 12 për qind e energjisë që do të prodhohet nga energjia alternative për komunën[…]financimi i projektit do të rikthehet brenda 13 viteve, dhe jetëgjatësia e tij është 25 vite.” ka thënë Gashi.

Gashi thotë se këto projekte janë të domosdoshme në institucionet tona sepse e zvogëlon edhe shpenzimin e energjisë elektrike.


Ndërsa Drejtor i GIZ-Kosova, David Oberhuber ka thënë se arsyeja që është realizuar ky projekti është mbështetja e procesit të tranzicionit të energjisë në Kosovë.

Ai tha se Kosova është e mbështetur në prodhim të energjisë prej lininit, dhe se ky sistem duhet ta ndryshohet.

Ndërsa thotë se kjo duhet të vendoset në nivel politik dhe se në fillim këtë duhet ta dëshmojmë në nivelin praktik.

“Arsyeja e këtij projekti të tillë është se ne kemi qenë të pyetur edhe prej ministrisë për bashkëpunim e Gjermanisë, ministria ka kërkuar prej neve për me e mbështetë procesin e tranzicionit energjetik këtu në Kosovë. Kosova është tërësisht e mbështetur në prodhimin e energjisë prej lininit dhe sigurisht që ky sistem duhet të ndryshohet dhe kjo është një prej ideve se qysh sistemi duhet me u vendos për këtë ndryshim. Kjo duhet të vendoset në nivel politik, mirëpo ne duhet t’iu tregojmë atyre në nivelin praktik qe kjo mund të bëhet dhe ky është një shembull që tregon se kjo mund të bëhet”, ka thënë Oberhuber.

Ndryshe ky projekt është i pari i këtij lloji në Kosovë që zbatohet nga institucionet lokale dhe është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e Komunave të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës në lehtësimin e zbatimit të politikave të Efiçiencës së Energjisë në nivelin lokal“ i mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Në kuadër të këtij projekti nëpërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë përfituar katër komuna, Obiliqi, Istogu, Gjilani dhe Graçanica. Realizimi i tyre është bërë 50 për qind nga fondet komunale dhe 50 për qind fondi i projektit.

Lexo edhe

Video

error: