​Në Ministrin e Mbrojtjes u bë pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së

​Në Ministrin e Mbrojtjes u bë pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së

Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, në Ministrin e Mbrojtjes u bë pranim-dorëzimi i detyrës së komandanti të ri të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.


Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse.

Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

“Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes prita në zyrën time gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapoemëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Me këtë rast, falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse. Më pas, e urova gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë, sikur deri më tani, me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari”, ka shkruar Mehaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: