​Në lokalin me mbishkrim “Gjellëtore” në Skenderaj luheshin lojërat e fatit, arrestohen tre persona

​Në lokalin me mbishkrim “Gjellëtore” në Skenderaj luheshin lojërat e fatit, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre persona në Skenderaj me dyshimin se kanë kryer veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Këta persona po organizonin lojërat e fatit në një lokal që mbishkrim kishte “Gjellëtore”.


Policia ka njoftuar se në lokalin ku u arrestuan tre personat janë gjetur televizione, një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer që dyshohet të jenë përdorur për lojërat e fatit-bastore sportive.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 25 janar 2022, kanë kane pranuar informatën se në një lokal në zonës e Skenderajt janë duke u organizuar lojëra të fatit. Policia ka arritur ta identifikoj vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin “Gjellëtore” dyshohej se ishin duke organizuar  lojëra fati. Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV,  një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Personat e dyshuar F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj dhe pas procedurës se intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm’”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lexo edhe

Video