​Në Hagë fillon të dëgjohet dëshmitari i shtatë në gjykimin ndaj Salih Mustafës

​Në Hagë fillon të dëgjohet dëshmitari i shtatë në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i shtatë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa. Dëshmitari femër po dëgjohet nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe një pjesë e dëshmisë së saj pritet të vijoj në seancë të mbyllur.

Seanca gjyqësore ndaj Mustafës ka filluar sot me rreth tre orë vonesë për shkak të problemeve teknike në gjykate.

Pjesa e parë e seancës po vijon e mbyllur meqë prokuroria ka deklaruar se pyetjet e para lidhen me të dhënat personale të dëshmitares.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka thënë se një pjesë e madhe e dëshmisë së dëshmitares së Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) pritet të dëgjohet në seancë të mbyllur.


Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: