​Në gjendje të mjerueshme, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” pak shpresë që punët do të kryhen shpejt

Mjaftonin vetëm edhe reshjet e shiut, për ta bërë edhe më vështirë të kalueshme rrugën “Muharre Fejza” në lagjen Mati 1 të kryeqytetit.  

Kjo rrugë është bërë problem i kamotshëm për qytetarët që banojnë dhe frekuentojnë atë zonë.

Rrugë me ujë e baltë po detyrohen qytetarët të kalojnë çdo ditë. Edhe më e vështirë e kalueshme po është për nënat me karrocë dhe fëmijët.

Banori i kësaj ana, Sejdi Halimi ka thënë ka treguar për problemin dhe po ballafaqohen tash e sa kohë shkak i punimeve aty, madje shprehin edhe pakënaqësinë për punët që janë duke u bërë.


“Sa i përket punimit të rrugës ju vetëm unë por në përgjithësi, pothuajse të gjithë banorët janë të pakënaqur me ritmin dhe volumin e punës, ose në thonjëza duke mos u punuar. Lirisht mund të them se është muaji i tretë që ka filluar kjo rrugë, më shumë është prishur se sa që është rregulluar. Një ditë dy ditë punojnë, pesë ditë nuk sheh askënd duke punuar. Ne vetëm se po kemi dëmtime në këtë rrugë dhe veturat po na dëmtohen dhe po kemi pengesa edhe për me kalu”, tha ai.

Halimi po thotë se mbikëqyrja  e punimeve nga ana e Komunës së Prishtinës do të duhet të ishte më e rreptë.

Ndërsa më 22 korrik banorët do të mbajnë protestë për gjendjen e rrugës “Muharrem Fejza”.

Punimet në këtë rrugë kanë filluar tre muaj më parë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: