​Në Ditën e Çlirimit Gjilani nderon dëshmorët

​Në Ditën e Çlirimit Gjilani nderon dëshmorët

Për nder të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Haziri ka thënë se Gjilani nderon deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.


“Uroj këtë ditë të bardhë të lirisë së Gjilanit. Këto ditë janë të mbushura me aktivitete në kushte pandemie. Komuna e Gjilanit, nderon në mënyrë ceremoniale deri në gjunjëzim veprën heroike të dëshmorëve, heronjve, e martirëve të kombit, të cilët sakrifikuan për këtë ditë të bardhë të lirisë.  Urime 15 qershori, Dita e Çlirimit”, ka thënë Haziri.

Gjatë ditës është paraparë ndarja e mirënjohjeve për udhëheqësit e institucioneve shëndetësore të cilët kanë qenë në ballë të luftës kundër COVID-19, për Gardën e Iowa dhe për disa pronarë të disa kompanive të njohura në Gjilan.

Ndërkohë, gjatë ditës do të shpaloset Murali i Lirisë para Zyrës së Kryetarit, për të vazhduar me ekspozitën te Muzeu i Qytetit.

Lexo edhe

Video

error: