​Ndryshon renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së pestë

​Ndryshon renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së pestë

Me tri ndeshjet e zhvilluara sot është kompletuar edhe xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina mori një fitore me përmbysje prej 2-1 ndaj Dukagjinit, kurse Drenica pësoi disfatën e parë në këtë sezon duke u mposhtur nga Drita me rezultat 2-0, raporton KosovaPress.

Befasia më e madhe ishte fitorja e Ulpianës ndaj Gjilanit me rezultat 3-2. Kjo ishte fitorja e parë e kësaj skuadre


Pas pesë ndeshjeve, Superliga kryesohet nga Ballkani dhe Drita me nga 11 pikë. Këto dy skuadra ndiqen nga Malisheva dhe Drenica me nga 10 pikë.

Gjilani dhe Feronikeli kanë mbledhur nga gjashtë pikë në pozitat pesë dhe gjashtë, kurse Prishtina me fitoren e sotme ndaj Dukagjinit është ngritur në vendin e shtatë me pesë pikë.

Ulpiana ka katër pikë në vendin e tetë, kurse Dukagjini dhe Llapi e mbyllin tabelën me nga dy pikë deri më tani.

Lexo edhe

Video