​Ndryshon Barcelona, ja formacioni i mundshëm për sezonin e ri me blerjet e reja

​Ndryshon Barcelona, ja formacioni i mundshëm për sezonin e ri me blerjet e reja

Në edicionin e ri garues të La Ligas do ta shohim një Barcelonë me disa emra të rinj në përbërjen e saj pasi gjiganti katalanas po zhvillon një merkato mjaftë të mirë deri më tani.

Ndryshime tashmë janë bërë në secilin repart të fushës, dhe ende nuk dihet nëse ka përfunduar afatin kalimtar sa i përket blerjev për Barçn, pwrcjellw KosovaPress.

Në mesfushë ëstë ofruar me parametra zero Frank Kessie nga Milani, kurse faza sulmuese është freskuar me bomberin polak, Robert Lewandowski.


Trajneri Xavi Hernandez do ta ketë në dispozicion një skuadër mjaftë kualitative dhe objektivi kryesor do të jetë rikthimi i titullit në kampionat.

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e holandezit Frankie De Jong i cili po kërkohet me ngul nga Manchester United.

Gjithsesi, deri në përfundim të afatit kalimtar veror mund të bëhen edhe lëvizje të tjera, por formacioni i mundshëm i Barcelonës në sezonin e ri mund të duket kështu:

Barcelona (4-3-3): ter Stegen, Azpilicueta, Araujo, Christensen, Alba, Busquets, Kessie, Pedri, Torres, Fati, Lewandowski

Lexo edhe

Video