​Ndryshimet kushtetuese në MV, Nasufi: Duhen disa ndryshime edhe për shqiptarët

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut duhet të konkretizojnë shtetësinë e tyre përmes ndryshimeve kushtetuese dhe mos t’i lënë çështjet me rëndësi kombëtare në vullnetarizëm politik, thotë Xhevdet Nasufi, një prej hartuesve të Marrëveshjes se Ohrit. Sipas tij, posti i kryeministrit e funksione të tjera të rëndësishme duhet të përcaktohen me kushtetutë. Për pozitën e shqiptarëve atje si dhe situatën aktuale politike, Nasufi flet në një intervistë për KosovaPress në 22-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila sipas tij, vazhdon të mos zbatohet në tërësi.

Ish-ministri i Drejtësisë vlerëson se një pjesë te përgjegjësisë për mosrealizim të plotë të marrëveshjes kornizë e kanë vet partitë politike shqiptare atje.

Derisa Maqedonia e Veriut është në prag të ndryshimeve kushtetuese për te futur popullin bullgar në preambulën e kushtetutës, Nasufi thotë se në këto ndryshime duhet të përfshihesh edhe disa çështje për shqiptarët.

Nasufi thotë se në institucionet publike ka një diversitet, por sipas tij, nuk ka një autoktoni për shqiptarët sa i përket vendimmarrjeve me interes parësor shtetëror.

Këtu ai përmend pozitat e rëndësishme shtetërore, siç është ajo e kryeministrit, për çka thotë se as që mund te imagjinohet që një shqiptar të marrë këtë post me procedurë të rregullt.


Derisa flet për ndryshimet kushtetuese që të cilat do t’i bënin bullgarët pjesë të kushtetutës, çka edhe është kusht për t’i vazhduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Nasufi thotë se këto të fundit po rrezikohen nga politika e brendshme.

22 vjet më parë është nënshkruar kontrata në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut.

Ajo që njihet si Marrëveshja e Ohrit, u arrit me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare ndërsa dha kontribut për zgjidhjen politike të krizës ndëretnike në vendin fqinj.

Nasufi atë kohë ishte ministër i Drejtësisë, pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare dhe bashkë me kreun e partisë, Arbën Xhaferi, i cili ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, morën pjesë në negociatat që zgjatën rreth dhjetë ditë e që rezultuan me marrëveshje paqe në mes te dy komuniteteve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim!

Lexo edhe

Video