​Ndryshime në kreun e tabelës së Superligës pas xhiros së gjashtë

​Ndryshime në kreun e tabelës së Superligës pas xhiros së gjashtë

Është kompletuar sot me tri ndeshjet e radhës xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina mori një fitore të lehtë ndaj Feronikelit të cilën e mposhti me rezultat 4-0, transmeton KosovaPress.

Derbi lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilani i takoi kësaj të fundit që fitoi me epërsi prej dy golave në “Fadil Vokrri”.

Ndërkohe derbi tjetër i kësaj xhiroje që u zhvillua në stadium “Liman Gegaj” në Malishevë ndërmjet Malishevës dhe Ballkani përfundoi me barazim 0-0.

Tabela kryesohet nga Ballkani me 12 pikë, Malisheva tani ngritet në pozitën e dytë me 11 pikë, aq sa kanë edhe Drita dhe Drenica në pozitat tre dhe katër.

Kjo është tabela e Superligës së Kosovës:

Ballkani  12

Malisheva  11


Drita 11

Drenica 11

Gjilani  9

Prishtina 8

Feronikeli 6

Ulpiana 5

Dukagjini 3

Llapi 3

Lexo edhe

Video