​Ndeshja Llapi-Malisheva zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

​Ndeshja Llapi-Malisheva zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Njëra nga ndeshjet më interesante në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës do të zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Malishevës.

Për shkak se stadiumi ku Llapi luan si vendas është duke u rinovuar, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Tahir Batatinas që ka bërë të ditur se në këtë ndeshje pritet të jenë të pranishëm edhe rreth 600 shikues, përcjellë KosovaPress.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga skuadra e Llapit në faqen zyrtare:

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ hap dyert dhe mirëpret skuadrën e Llapit dhe të Malishevës për ndeshjen e vlefshme për javën 4 të #BKTSuperliga. Ndeshja nis në ora 16:00 dhe do të zhvillohet me 5% të kapacitetit të stadiumit apo 600 shikues.


Shikuesit të cilët do ndjekin ndeshjen obligohen të zbatojnë në përpikëri masat anti-covid. Asnjë tifoz nuk do lejohet të hyj në stadium pa biletë dhe pa maskë.

Për hyrje në stadium obligative do të jetë edhe:

Kartela e vaksinimit ose testi PCR negativ jo më i vjetër se 24 orë nga koha e zhvillimit të ndeshjes

Mbajtja e distancës 1.5 m

Të hapura do jenë tribuna e perëndimit dhe lindjes

Bileta hyrëse në sektorin e perëndimit do të kushtoj 3 Euro, kurse në sektorin e lindjes do të kushtoj 2 Euro.

Lexo edhe

Video