​Ndërhyrja e KFOR-it në veri? Kurti: S’kam informacione

​Ndërhyrja e KFOR-it në veri? Kurti: S’kam informacione

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri pas tensionimit të situatës, si pasojë e reciprocitetit ndaj targave të automjeteve serbe.


Në konferencën për medie pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kreu qeveritar tha se vendosja e Njësive Speciale në veri nuk është për demonstrimin e forcës, por për mbrojtjen e pikave kufitare.

“Sot kam pritur ne takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it dhe do të jemi në kontakt të afërt. Njësia Speciale nuk është në Jarinje dhe Bërnjak që ne të kënaqemi dhe të demonstrojmë forcë, por me detyrë dhe mbrojtjen e policëve kufitarë dhe godinave kufitare”, tha Kurti.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.