​Ndalohen 3 persona, konfiskohet një armë, një traktor dhe disa metra dru teknikë

​Ndalohen 3 persona, konfiskohet një armë, një traktor dhe disa metra dru teknikë

Njësia patrulluese e Policisë Kufitare, Stacioni Policor për Mbikëqyrje në Muqiverc, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Të enjten, është pranuar informata se në vijën kufitare të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Sfircë të komunës së Kamenicës, në progres nga persona të panjohur është duke u kryer vepra penale “Prerje dhe vjedhje e drurëve teknik”.


Patrullat e Policisë Kufitare kanë reaguar dhe në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar tre persona të dyshuar si dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 15 drurë teknikë me diametër prej 60 cm. trashësi, një revole M 57 pa leje të organit kompetentë, një karikator me 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një traktor.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Agjencinë e Pylltarisë dhe Doganën e Kosovës, ku pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Lexo edhe

Video