​Ndahen 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor

​Ndahen 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID 19.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se stafi shëndetësor do të ketw pagë shtesë prej 10 për qind mbi pagën bazë në periudhën korrik-dhjetor 2022.


Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme shoqërore të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e rrugës në pikën kufitare në Han tw Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Krahas këtyre, Qeveria e emëroi edhe bordin e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit Gjakova.

“Urim Gashi do të jetë kryesues, ndërsa anëtarë, Arjaneta Nura,  Vildane Maloku dhe  Jeton Haxhijaha”, tha kryeministri Kurti.

Lexo edhe

Video