​Napoli i gatshëm t’i rinovojë kontratën Insignes

​Napoli i gatshëm t’i rinovojë kontratën Insignes

Klubi italian dëshiron që ylli 30 vjeçar ta vazhdojë të ardhmen në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Klubi nga Serie A Napoli është në pritje që Lorenzo Insigne të kthehet nga pushimet e tij, dhe të fillojë menjëherë bisedimet për rinovim të kontratës, raporton “Corriere dello Sport”.


Kontrata aktuale e yllit italian skadon në verën e ardhshme, por Napoli po shpreson që ai do të pranojë që të nënshkruajë një kontratë të re, përcjell KosovaPress.

Por, problemi qëndron se Napoli duhet ta bind 30 vjeçarin që të pranojë një pagë më të ulët se ajo momentale, për shkak të krizave financiare, ku në anën tjetër Insigne dëshiron një rritje të pagës.

Sezonin që lamë pas, Insigne ka bërë 48 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, duke regjistruar 19 gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video

error: