​Nagavci thotë se deri tash janë vaksinuar 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se deri më tash janë 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar. Ajo tha se janë 12 mijë e 395 studentë të cilët janë vaksinuar deri më tani.


E para e arsimit ka inkurajuar mësimdhënësit që të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor, pasi që tha se synimi i Ministrisë është që mësimi të nis me prezencë fizike në shkolla.

“Në bazë të informatave nga Ministria e Shëndetësisë të datës 6 gusht, pra të premtes së kaluar janë gjithsej 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar dhe po ashtu janë 12 mijë e 395 studentë të vaksinuar. Pra, në total 29 mijë 878 persona të vaksinuar. Në lidhje me këtë ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me IKSHPK, po ashtu edhe me SBASHK-ut dhe me përfaqësues të DKA-ve në mënyrë që të sigurohemi që fillimi i vitit të ri shkollor të na gjeje me mësimdhënës të vaksinuar. Unë mendoj që më shumë sesa hezitim ndoshta ka qenë një neglizhim i mësimdhënësve për shkak e ka qenë një vit i gjatë me angazhime të shtuara gjatë pandemisë dhe në këtë kohë të pushimeve nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur vaksinimit”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

error: