​Mustafa për krizën energjetike: Qeveria tha “Zoti ua bëftë qaren”

​Mustafa për krizën energjetike: Qeveria tha “Zoti ua bëftë qaren”

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, kritikoi ekzekutivin për krizën energjetike duke thënë se i braktisi qytetarët duke mos ofruar zgjidhje por vetëm apele per kursim të energjisë.

“Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve ‘duhet ta kurseni rrymën’. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”, shkroi Mustafa.


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rzvanolli ka thënë se Evropën po e pret një dimër i vështirë sa i përket energjisë elektrike ku sipas saj ndikim do të ketë edhe në Kosovë. Ajo ka thënë se Qeveria është duke punuar në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme, derisa ka bërë thirrje për kursim të energjisë në përballje me krizën energjetike.

Rizvanolli ka thënë se masa në të cilën ndodhet Kosova varet nga ajo sa është në gjendje të prodhojë energji elektrike në mënyrë që të mbulojë kërkesën me energji duke e prodhuar atë.

“Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në institucionet tona, në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin. Masat emergjente gjithashtu parashohin edhe detyrime dhe udhëzime për institucionet publike për të kursyer energjinë elektrike, dhe masa specifike mund të merren pastaj sipas nevojës varësisht nga përkeqësimi i situatës”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video