​Mustafa: Në LDK duhet të thyhet heshtja

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është shprehur optimist se do të jetë në krye të partisë, megjithëse tha se zgjedhjet janë të fshehta dhe se 328 delegatët do të votojnë sipas vullnetit dhe vlerësimit të tyre.

Para se të fillojë procesi i votimit, Mustafa tha se kandidimi i tij është që të thyhet heshtja brenda LDK-së.


“Zgjedhjet janë të fshehta në kuti, secili nga 328 delegatët që marrin pjesë do të votojnë sipas vlerësimit dhe vullnetit të tyre. Gjithsecili mund ta bëjë publike edhe përkrahjen e tyre individuale, por në fund të ditës secili voton në kutitë e fshehta”, tha ai.

Duke mos dashur të atakojë kundërkandidatët e tij për kryetar të partisë, Mustafa tha se të gjithë janë një ekip brenda LDK-së.

“Kandidimi sot është për të insistuar që heshtja në LDK të thyhet dhe me këto zgjedhje uroj që të jetë thyer sepse kjo nuk mund të mbizotërojë. Ne jemi gjithë një ekip si Lumiri, si Lutfiu, ekip i LDK. Këtë kam kërkuar që të ketë ekip si LDK dhe jo projekte individuale”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: