​Musliu kujton trazirat e marsit dhe sulmin ndaj KosovaPress-it

​Musliu kujton trazirat e marsit dhe sulmin ndaj KosovaPress-it

Specialist i sigurisë gjeostrategjike, antiterrorit dhe inteligjencës, Agim Musliu ka kujtuar trazirat e marsit të vitit 2004. Duke e lidhur edhe me sulmin ndaj Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Musliu shkruan se kjo dëhsmon që trazirat “përveç se kanë qenë të nxitura nga Serbia, edhe mund të jenë vijuar nga Serbia”.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, natën kur ishin mbytur tre fëmijët në Çabër, ishte sulmuar në servera të saj.

“Duke e sulmuar KosovaPress, Serbia në atë kohë ka dashur që ta mbyllë gojën e opinionit publik në Kosovë. Sulmin ndaj KosovaPress e ka konsideruar si lehtësim të operacionit hibrid lidhur me trazirat e marsit 2004, të cilat e kanë dëmtuar Kosovën shumë rëndë”, shkroi Musliu.

Nëntëmbëdhjetë vite më parë, më 17 mars 2004 shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.


Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës.

Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”.

Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.

Lexo edhe

Video