​Murati: Bizneset t’i rritin pagat, qeveria do t’i mbështesë

​Murati: Bizneset t’i rritin pagat, qeveria do t’i mbështesë

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar edhe formën e aplikimit për bizneset dhe hapat që duhet ndjekur.


“Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët.

Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta. Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për tre muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.