​Muja: Kriza energjetike, rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energjinë

​Muja: Kriza energjetike, rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energjinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se kriza energjetike me të cilën po kalon vendi ka ardhur si rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë për strategjinë për energji.


Derisa u shpreh se mbështesin qeverinë në masat që ka ndërmarrë për tejkalimin e kësaj situate, Muja theksoi se ditëve të fundit vërehet stabilizim i çmimit të energjisë dhe furnizimit me energji.

“Kjo gjendje që po kalon vendi është rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energjinë në të njëjtën kohë dhe dështimi i Kosovës dhe akterëve institucional për të miratuar plane afatgjate për bilance në energji. Situata energjetike në vend është përkeqësuar në saje të rënies së kapacitet gjenerues të njërit nga blloqet e Kosovës ‘B’ dhe vështirësive për të blerë energji nga importi e cila duket që gjatë dhjetorit është dhjetëfishuar në çmim. Ne dëshirojmë të nënvizojmë edhe të mbështesim masat e marra nga Qeveria Kurti  për të siguruar dhe parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike gjatë verës deri në nëntor  dhe njëkohësisht mbështesim përpjekjet për rikthim të bllokut ‘B2’ sa më shpejt që është e mundur. Ka shenja që ditëve të fundit është duke u stabilizuar edhe çmimi i importit dhe furnizimi, por është evidente që për shkak të vështirësive teknike në rrjetin e shpërndarjes ka ende qytete ose lokalitete që kanë vështirësi në qasjen e energjisë elektrike”, theksoi ai. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] pothuajse janë hequrKriza me energji, Tahiri thotë se duhet kërkuar dorëheqjen e Qeverisë​Muja: Kriza energjetike, rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energ…KEDS: Sektori i energjisë në Kosovë është duke kaluar një nga sfidat më të mëdha që nga […]

  • […] me energji, Tahiri thotë se duhet kërkuar dorëheqjen e Qeverisë​Muja: Kriza energjetike, rezultat i mungesës së vizionit afatgjatë dhe strategjisë për energ…Rizvanolli: Vendimi nuk nënkupton që masat kufizuese për energji do të merren menjëherëKurti: […]

Komentet janë të mbyllura.