​Moti sot dhe nesër

​Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.


Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video