​Moti për sot

​Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe se  në mëngjes dhe mbrëmje parashihen ngrica.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë.

“Mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj këshillohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe gjithsesi ky mot ka ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe

Video