​Moti për dy ditët e ardhshme

​Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se nesër dhe pasnesër protet të mbajë mot kryesisht i vranët, por me rreze dielli nëpër disa zona.

Sipas Institutit, vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa për ditën e premte në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Të shtunën pritet të mbretërojë mot më stabil.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius”, sipas parashikimit të motit.

Në një komunikatë për media, IH vlerëson se ky ndryshim i temperaturave do të krijojë kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, për çka rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Lexo edhe

Video