​Moti edhe sot me diell

​Moti edhe sot me diell

Java e parë e nëntorit do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Dita e parë e nëntorit, pra sot në Kosovë mëngjesi do të jetë i ftohte dhe me mjegull. Por gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.


Por të martën siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) do të ketë reshje shiu. Reshje shiu vende-vende parashihet të ketë edhe gjatë së mërkurës dhe së enjtes. Ndërsa ditët tjera parashihet të kthehet sërish moti me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius.

“Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe

Video